Bllaca99: Shënohet 24-vjetori i golgotës shqiptare, mungon përkrahja institucionale

ASANI: BLLACA PËR SHQIPTARËT SI MEKA E VATIKANI PËR BESIMTARËT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Edhe këtë vit, përvjetori i eksodit të madh të shqiptarëve u shënua pa praninë e fytyrave të rëndësishme të politikës nga Maqedonia dhe Kosova, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 E për rëndësinë e Bllacës flet më së miri deklarata e drejtorit të Institutit për trashëgimi shpirtërore e kulturore të shqiptarëve.

”Për fat të keq institucionet shtetërore në Kosovë dhe në Maqedoni ende nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët që Bllaca të shndërrohet në një qendër për të gjithë shqiptarët. Siç është Meka, Medina dhe Vatikani për besimtarët Bllaca duhet të jetë për shqiptarët sepse aty buron gjithë ajo golgotë e shqiptarëve më se 1 shekull që ka kaluar populli shqiptari. Nëpërmjet atij vendi janë shpërngulur drejt Turqisë me miliona shqiptarë por edhe ka ndodhë që nga Maqedonia të depërtohen edhe hebrenjtë drejtë Treblinkës nga territori i Bllacës” – tha Skender Asani.

E Asani flet për rëndësinë e Bllacës si simbol i vuajtjes së shqiptarëve edhe në historinë më të re të popullit tonë.

”Bllaca e prillit të vitit 1999 krijoi aleatin natyror dhe bëri që për së pari herë gjatë historisë të intervenon dhe të jetë përkrah shqiptarëve një forcë siç ishte NATO, SHBA dhe shtetet evropiane. Këtu janë themelet e shtetit të Kosovës, kujtesa historike e popullit shqiptar dhe duhet të merret sa më shpejtë nga institucionet e dy qeverive” – tha Asani.

Muri i kujtesës dhe parku Hasan Prishtina, sic njofton KlanM, janë vetëm dy projekte që simbolizojnë vuajtjen e shqiptarëve në periudha të ndryshme por me angazhimin e dy shteteve, Asani pret që të krijohet sa më shpejt edhe muzeu. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share