close
Bota

BOEING NXJERR NGA PËRDORIMI AVIONËT 737 MAX

E7CED9C5-A8A5-4A97-98F2-6917227B813E_w1023_r1_s

Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, Boeing, nxori nga përdorimi gjithë flotën e avionëve 737 Max, pasi hetuesit gjetën prova të reja në vendin e rrëzimit të një avioni të tillë në Etiopi. Kompania amerikane Boeing tha se do t’i pezullojë fluturimet e të 371 avionëve.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA tha se provat e reja dhe të dhënat satelitore nxitën vendimin për ndalimin e përkohshëm të avionëve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia