close

BOEING PRANON, LLOJI 737 MAX KA PASUR PROBLEME

Prodhuesi amerikan i aeroplanëve, Boeing, e ka ditur se lloji i tij i avionëve 737 Max ka probleme. Kompania tha se ka qenë në dijeni për defektet një vit para se dy avionë të këtij lloji u përfshinë në aksidente fatale. Boeing tha se, pa dashje, e ka bërë një njoftim për alarm opsional, në vend se ta bënte standard. /Agjencitë/