close

BOKS: ANDY RUIZ KAMPION BOTE NË PESHËN E RËNDË

Meksikani me KO në raundin e 7-të mundi Joshuan


Meksikani Andy Ruiz pas fitores kundër Anthony Joshua, ka fituar titullin kampion bote në tri kategori, WBO, IBF dhe WBO.

Ruiz i cili në karrierën e tij në boksin profesional ka 33 fitore e një humbje, ndërsa me fitoren kundër kampionit aktual Anthony Joshua me “KO teknik” befasoi botën e boksit dhe të pranishmit në arenën “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Ndërkaq për boksierin britanik Anthony Joshua është humbja e parë në karrierë, derisa kundërshtari i tij ka hyrë në histori, pasi bëhet meksikani i parë që bëhet kampion në kategorinë e rëndë.

Tashmë për dy boksierët po projektohet revanshi, sipas kontratës, por Ruiz pas ndeshejs në një konferencë shtypi ka deklaruar. “Tani jam unë kampion bote dhe do të shoh edhe të tjera mundësi. Nuk e di nëse do ta zhvillojmë menjëherë revanzhin”, tha Ruiz Jr në konferencën për shtyp pas duelit, duke refuzuar një revansh të menjëhershëm”.

Triumfi ndaj Joshuas i kanë siguruar Ruizit 6,25 milionë euro, shumë që pritet të rritet edhe më shumë. /Agjencitë/