close

BOKS: FERIT KETA MPOSHT ME “KO” RIVALIN

Boksieri shqiptar Ferit Keta fitoi me “KO” në luftën e tij të 13-të në boksin profesional ku shënoi fitore kundër boksierit të Serbisë Slavoljub Mitiq. Boksierit 30-vjeçar Ferit Keta i mjaftuan 3 raunde për të hedhur në tapet rivalin serb, që pësoi humbjen e 10-të në karrierë nga gjithësejtë 20 luftëra. Goditjet e forta të Ketës ishin vendimtare në këtë sfidë, duke mos i dhënë asnjë shans rivalit të tij për të fituar.

Edhe pse Ferit Keta nuk pati shumë kohë për t’u përgatitur për këtë duel, ai tregoi një formë të mirë sportive. I stërvitur nga vëllai i tij, Gjetan Keta, boksieri kuqezi u tregua i saktë në ring, me goditje të sakta ndaj edhe e meritoi fitoren, duke mbajtur lart flamurin shqiptar. /Agjencitë/