Maqedonia e Veriut prezantohet me katër boksierë
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të merrë pjesë në edicionin e 57-të me radhë të boksit “Fituesi i Beogradit 2019- Memoriali Branko Peshiq”.
Në këtë turnir ndërkombëtar të boksit, në kategorinë e seniorëve do të marrin pjesë Xhan Dimitrov në kategorinë 52 kg, Jasin Lama në kategorinë 60 kg, Goce Janeski në kategorinë 69 kg dhe Arsim Etemi kategorinë 75 kg. Ekipi kombëtar udhëhiqet nga trajneri Petre Çurlinov dhe trajneri Riste Micevski.
Në turneun ndërkombëtar të boksit në Beograd do marrin pjesë bokiser nga 100 vende të botës. Lufëtat kualifikuese fillojnë sot, ndërsa finalet do të mbahen më 20 prill në palestrën “Shumice” në Vozdovac. /Shaban Sinani/