Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka fituar me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj amerikanit Keith Thurman, në duelin e kategorisë “welter”, që u zhvillua në Las Vegas. Dy nga gjyqtarët dhanë fitore për Pacquiao, ndërsa njëri për Thurman.
Për amerikanin 30-vjeçar, kjo është humbja e parë në karrierë pas 29 fitoresh, duke humbur titullin WBA Super të peshës “welter”. Ndërsa për Pacquiao, 40 vjeç, nga 62 lufta në karrierë, ka 53 fitore 7 humbje dhe 2 barazime.
Pacquiao i bëri një start të shkëlqyer duelit, duke e hedhur rivalin në tapet që në raundin e parë. Më pas u mundua të administrojë një avantazh të lehtë që kishte përgjatë gjithë kohës, me goditje të forta në trup. Gjithsesi, ato që i dhanë fitoren filipinasit ishin raundet 10-12, ku ishte superior në ring. /Agjencitë/