close

BOKS: PACQUIAO SËRISH FTON MAYWEATHER

Leonard Ellerde: “Mayweather është tërhequr nga sporti”


Boksieri 40 vjeçar, filipinasi Manny Pacquiao  mbrojti titullin kampion bote të kategorisë WBA në peshën “welter”, duke mundur me vendim unanim të gjyqtarëve rivalin amerikan Adrien Broner. Pas  kësaj fitoreje Pacquiao, ka ftuar sërish rivalin amerikan Floyd Mayweather për të zhvilluar revanshin, sfidë kjo, që do të përballte sërish dy nga boksierët më të mëdhenj të historisë, në atë që është quajtur si “sfida e shekullit”.

Mayweather, me 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, ka qenë në stadium për të parë këtë sfidë të rivalit të tij Pacquiao, por ka thënë se nuk është i interesuar për një përballje tësërishme. “E ftoj të ngjitet sërish në ring dhe të ndeshemi, nëse ai është gati për t’u rikthyer në ring”, tha Pacquiao.

Por  menaxheri i Mayweather, Leonard Ellerde,ka thënë : “Nuk bëhet gjithnjë fjalë për para,Floyd nuk ka më asnjë motivim që të ngjitet në ring. Mayweather është tërhequr nga sporti dhe nuk është më i interesuar që të zhvillojë një duel të tillë”.

 Sipas kësaj deklarate mbyllet çdo mundësi për të parë një sfidë të madhe mes dy ikonave të boksit.