close

BOKS: SULEJMANI FITOI LUFTËN E 15-të PROFESIONALE

Ai e mundi sllovakun Lakatos me “KO“ në raundin e parë


 Kampioni i botës në versionin WBO për të rinjë, në kategorinë e mesme boksieri Arlind Sulejmani mbrëmë ka shënuar fitoren e tij të 15-të në boksin profesional.  Ai me “KO” në raundin e parë mundi boksierin Robert Lakatos në luftën që u zhvillua në  qytetin Muzla të Sllovakisë.

Edhe pse kjo ndeshje kishte vetëm karakter për prestigj të boksierit shqiptar, megjithatë do t’i shërbej në ngritjen e rejtingut të tij sa më lartë.

“Jam i kënaqur me ecjen përpara në karrier për 2018 ishte një arritje goxha e madhe, por qëllimi nuk është ky, ne vazhdojmë për qëllime më të mëdha, që mund të arrihen vetëm me punë permanente. Kam besim se do t’ia arrijë qëllimin që ja kam vënë vetes” -tha Arlind Sulejmani. /Agjencitë/