Boksieri britanik Tyson Fury vazhdon të mbetet i pamoshtur, ai fitoi me “KO teknik” në raundin e dytë rivalin e tij gjermanin Tom Schwarz, duel që u zhvillua në Las Vegas.
Një triumf spektakolar i Fury, ashtu sikurse edhe ai kishte parashikuar, duke e shkatërruar totalisht rivalin, që u mbylli duelin me fytyrën e gjakosur edhe pse ishte vetëm raundi i dytë. Gjyqtari u detyrua të ndalë duelin në raundin e dytë, kur pa se Schwarz nuk kishte më asnjë shans të vazhdonte sfidën.
Për boksierin britanik Tyson Fury ishte lufta e tij e 29-të, ndërsa fitorja e 28-të me një barazim dhe asnjë humbje. Për gjermanin kjo është humbja e parë pas 24 fitoresh radhazi. Në fakt ky ishte meçi i parë për Fury që prej barazimit kontrovers me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, në Los Angeles në dhjetor të vitit të kaluar. /Agjencitë/