close

BOKS: WILDER MBROJTI TITULLIN KAMPION BOTE NË WBC

Boksieri amerikan Deontay Wilder mundi me “KO” në raundin e parë sfidantin Dominic Breazeale, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC. Dueli mes dy boksierëve u zhvillua “Barclay Center” të Brooklyn dhe u fitua shumë shpejt nga Wilder, të cilit i mjaftuan 2 minuta për të hedhur në tapet Breazeale.

Një e djathtë e fortë e Wilder çoroditi Breazeale, që nuk e priste këtë goditje, duke rënë në tapet dhe nuk u ngrit gjatë numërimit të gjyqtarit. Wilder në karrerën e tij si  boksier profesionist ka 42 luftra prej të cilave 41 fitore dhe vetëm një barazim, ndërsa 20-të fitore i ka me “KO” që në raundin e parë. Për Breazeale ishte kjo lufta e 22-të në karrierë ku ka shënuar 20 fitore dhe vetëm 2 humbje. /Agjencitë/