close

“BOMBË” E RE: AUDIO-XHIRIM PËR KURDISJE TENDERIMI?! RASHKOVSKI DHE QEVERIA PËRGËNJESHTROJNË POHIMET

Një audio-xhirim ku dëgjohet, Sekretari I Përgjithshëm I Qeverisë Dragi Rashkovski për furnizimin e një sistemi për kontrollin e fluturimeve është publikuar në opinion.


Në xhirimin 15 minutësh të publikuar në një rrjet social rus, kurse I transmetuar nga portali “Ekspres” dëgjohen edhe dy zëra tjerë për të cilët thuhet se janë Drejtori I Kompanisë “M-NAV” dhe përfaqësuesi I firmës italiane. Rashkovski nuk e ka mohuar autenticitetin por thotë se bëhet fjalë për kurdisje nga ish-Drejtori I Kompanisë M-NAV. Ai përmes Facebookut vazhdon të publikojë, sic thotë, dëshmi për të përgënjeshtruar informacionet për keqpërdorime. Ai thotë se akuzat për kurdisjen e tenderit, Drejtori, portali por edhe tjerët do të duhet ti dëshmojnë në gjykatë.  Janë prononcuar edhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Në bisedën e xhiruar, që nuk është publikuar në tërësi me qëllim që të manipulohet opinioni, në asnjë moment nuk flitet për asnjë aktivitet jashtë procedurës së tenderimit, por si qytetarët të kenë qiell më të sigurtë./QEVERIA E RMV-së

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkojnë përgjegjësi, sic thonë, për keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjeve.

“Kërkojmë dorëheqjen e Dragi Rashkovskit, dorës së djathtë të Zoran Zaevit dhe zbatimin urgjent të hetimeve nga Prokuroria. Kështu duket shteti vërtetë I robëruar. Duke marrë parasysh se Dragi Rashkovski është Ushtrues Detyre Sekretar I Përgjithshëm i Qeverisë dhe ende mund të ndikojë për fshehjen e rastit, dëshmive dhe dëshmitarëve, Prokuroria duhet menjëherë të veprojë”./IVANKA VASILEVSKA – VMRO-DPMNE

Ky është seriali I katërt I audio “bombave” që po publikohen në opinion për funskionarët aktual në pushtet. E para ishte për deputetin Pavle Bogoevski, më pas në shenjëstër ishin funskionarët e BDI-së, kurse javën e kaluar kokëcarje shkaktoi edhe një përgjim për Kryetarin e Komunës së Shuto Orizarës Kurto Dudush./KlanMacedonia

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!