close

Bora e madhe shkakton kërdi në Japoni

Bora e madhe që ra të mërkurën në Japoni rëndoi trafikun, anuloi qindra fluturimesh dhe ndërpreu udhëtimin me tren.

Si pasojë e këtij moti një person ka vdekur.

Një front jashtëzakonisht i ftohtë i motit dhe sistemet ekstreme të presionit të ulët shkaktuan reshje bore dhe erëra të forta në të gjithë Japoninë nga e martja, pasi shkaktuan kërdi në vendet e tjera të Azisë në fillim të kësaj jave, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Të paktën 124 njerëz vdiqën nga temperaturat e ulëta në Afganistan në fillim të kësaj jave, sipas raporteve të mediave, ndërsa temperatura në Mohe, qyteti më verior i Kinës, ra në një rekord -53 gradë celsius të dielën.

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!