Borrell: Kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përmes një konference për media nga Ohri bëri publike përfundimet e arritura në takimin mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

“Objektivi sot ishte që Kosova dhe Serbia të binin dakord sesi të implementonin marrëveshjen e pranuar në takimin e fundit. Marrëveshja ishte e arritur në shkurt, por sot çështja ishte për të parë sesi do të implementohej. Ne kemi diskutuar për 12 orë rreth kësaj, dhe më në fund kemi një marrëveshje, një dakordësi dhe Kosova dhe Serbia kanë arritur një dakordësi për implementimin e aneksit të marrëveshjes për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Palët kanë rënë dakord për të respektuar këtë marrëveshje, të gjitha obligimet kanë nga ajo. ”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share