close

BOSNJË: ZJARR NË NJË KAMP MIGRANTËSH, 29 TË LËNDUAR

29 migrantë janë lënduar në një shpërthim të zjarrit në kampin e migrantëve në veri-perëndim të Bosnjë-Hercegovinës. Zëdhënësi i policisë rajonale tha se të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së madhe, pas shpërthimit të zjarrit në kampin Miral, që strehon 500 migrantë.

Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar. Vetëm rreth 3,500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, derisa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve. /Agjencitë/