close

BOTA NË 2018: NGJARJET NDËRKOMBËTARE QË SHËNUAN VITIN

Si edhe vitet e kaluara, edhe 2018-ta ka qenë vit i rëndësishëm dhe emocionues. Në histori, viti që kaloi do të kujtohet me tërheqjen e Amerikës nga kontratat e shumta ndërkombëtare, luftën tregtare me Kinën dhe Europën, pas dakordimit të shumë vendeve për ndryshimet klimatike, por edhe pas zjarreve që nuk janë parë më herët në Europë dhe SHBA. Do ta kujtojmë këtë vit edhe pas ndryshimeve pozitive ligjore mbi abortin në Irlandë dhe lejën për të pasur patent shoferi gratë në Arabinë Saudite, dhe natyrisht, pas shumë protestave dhe reagimeve të qytetarëve për politikën ekonomike dhe çështje të tjera. Në vazhdim storjet që e shënuan vitin 2018.

Lufta disavjeçare në Siri nuk ndaloi as gjatë vitit 2018, edhe pse nuk ishte gjithmonë mes titujve kryesorë në media.

Me vendim të gjykatës amerikane, u bllokua vendimi i Presidentit Trump për t’i dhënë fund programit, që priu nga koha e paraardhësit të tij Barak Obama, për mbrojtje të fëmijëve që hyjnë ilegalisht në vend nga prindërit e tyre.

U rrit shqetsimi mbi rregullat e kontrollimit të armëve në SHBA pas sulmit me armë që u bë në një shkollë në Parkland në Florida. 17 studentë u vranë kurse kundërshtarët e lejimit të mbajtjes së armëve, kërkuan sërish rregulla më të rrepta.

Në Mars 2018 u helmua ish-spiuni rus, Sergej Skripal dhe vajza e tij Julia, me helmin Novicok, armë ruse për shkatërrim masiv nga koha e Bashkimit Sovjetik.

Presidenti kinez Xi Jiping u emërua udhëheqës i përjetshëm i Partisë Komuniste të Kinës.

Në Prill, rusët votuan për të katërtën herë radhazi Putinin si president i shtetit.

Gjithashtu në Prill, ish-presidenti Brazilian Lula da Silva u arrestua dhe u dënua me burg për korrupsion dhe larje parash.

Ky muaj u shënua gjithashtu edhe me titujt që kapluan mediat, kur 70 civilë ishin viktima të një sulmi me klor në qytetin Duma.

Prilli shënohet edhe me kalimin e kufirit mes dy Koreve nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jon-un së bashku me udhëheqësin e Koresë së Jugut, Mun Jae In, në prag të Samitit, në zonën e demilitarizuar.

Në maj 2018, Donald Trump, njoftoi se SHBA-të tërhiqen nga plani i progrmit bërthamor me Iranin.

Maji ishte muaji i fitores për gratë në Irlandë. Shumica dërrmuese votuan për tërheqjen e ndalimit të abortit, pas 35 vite.

Me procedurë të pashembullt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e zhvendosën Ambasadën e tyre në Izrael, nga Tel Aviv në Jerusalem.

Në Qershor, Arabia Saudite më në fund miratoi të jepen leje të vozitjes edhe për gratë.

Korrik 2018, ishte data e hyrjes në fuqi të tarifave amerikane për produktet e importuara nga Kina në vlerë prej 3.4 miliardë dollarë.

Në mes të verës, shpërtheu zjarri i tmershëm në vendpushimin bregdetar në Greqi, Mati. Humbën jetën 87 njerëz dhe u shkatërruan mbi 1500 shtëpi.

Në Korrik, 109 miliardë dollarë u fshinë nga vlera e rrjetit social Facebook.

Në Gusht në Itali, u shemb ura Morandi gjatë një stuhie të rëndë natyrore, pranë qytetit verior të Gjenovës ku humbën jetën 43 persona.

Tërmeti dhe cunami në Indonezi në ishullin Sulavesi, morën jetën e 2200 personave.

Gazetari Jamal Kashogi, një kritik i mprehtë ndaj autoriteteve të vendit të tij, Arabia Saudite, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Në mes-zgjedhjeve në SHBA, Demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesëve, ndërsa republikanët mbajtën kontrollin e Senatit.

Londra dhe Brukseli arritën një konsensus për Brexitin.

Në fund të Nëntorit, Rusia konfiskoi tri anije luftarake, në detin Azov.

Në dhjetor, qeveria franceze, njoftoi, dhe me tej u detyrua të tërhiqet nga plani për çmime më të larta të karburanteve. Protestat trejavore të “Jelekverdhëve” filluan kundër rritjes së çmimeve, por u zgjeruan në demonstrata të dhunshme anti qeveritare, me mbi 40 kërkesa.

Fundi i vitit u shënua me një ngjarje pozitive, takimi për klimën në Poloni. KOP 24 është marrëveshja mes pothuajse të gjitha shteteve në botë për të zbatuar rregullat e Konferencës së Parisit për Klimën, që do të thotë, përmushjen e detyrave, për të parandaluar ngrohjen globale.

Gezuar viti i ri 2019!