“Al Wakrah” me kapacitet prej 40 mijë ulëseve
Vendi nikoqir i kampionatit botëror të futbollit Katari më shumë se tre vjet para fillimit të këtij manifestimi më të madh të futbollit në botë ka bërë gati stadiumin e dytë të standarteve, më të larta që deri tashmë nuk i kemi pare deri më tani.. Impianti super inovativ do të quhet “Al Wakrah” apo “Foleja e Zogjve” që është vetëm 23 kiliometra larg qytetit të Dohës.
Në këtë stadium do të zhvillohen disa ndeshje nga faza e grupeve deri në çerekfinale. Stadiumi “Foleja e zogjve” ka një teknologji të parapër deri më tani, që për shkak të temperaturave të larta do të ketë ajër të kondicinuar dhe do të jetë shumë i rehatshëm për tifozët dhe jo vetëm. Ndërsa pjesa që mbulon stadiumin do të jetë e tillë, që të krijojë hije në fushën e lojës. Kapaciteti i stadiumit është me 40 mijë ulëseve, ndërsa do të inagurohet në ndeshjen finale të “Kupës së Katarit”. /Agjencitë/