Botërori 2022 | Pezullohet arbitri i Holandë-Argjentinë

Gjykimi i spanjollit Lahoz u kontestua nga futbollistët

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

FIFA pezulloi arbitrin spanjoll Antonio Mateu Lahoz. Shkak u bënë kritikat nga futbollistët për gjykimin e tij në sfidën çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës. Gjatë kësaj përballje Lahoz ndëshkoi 14 futbollistë dhe është arbitri që ka nxjerrë më shumë kartonë të verdhë në këtë botëror.

FIFA ka patur rezerva me vendimet e marra nga 45-vjeçari, i cili ka gjykuar edhe ndeshjet e fazës së grupeve Katar-Senegal dhe Iran-Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sërish nga dhënë nga 10 kartonë të verdhë për secilën sfidë. Antonio Mateu Lahoz është një arbitër me përvojë, pasi ka gjykuar edhe finalen e Champions League vitin e kaluar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share