Botërori 2022 | Tifozët sfidojnë shiun, Samba në festën braziliane

Shiu i dendur nuk ka ndaluar festën e tifozëve brazilianë pas fitores 1-0 ndaj Zvicrës. Mijëra tifozë kërcyen në ritmin e Sambas kualifikimin përtej grupeve në Kupën e Botës në Katar, me atmosferën që ishte elektrizuese. Në rrugët e Sao Paulos kishte dyndje tifozësh, të cilët ndoqën nga ekranet gjigante futbollin argëtues të Seleçaos.

“Ndeshja ishte emocionuese. Ky shi ishte bekimi i Zotit. Kampion i Botës, Brazili”, tregojnë mes euforisë tifozët brazilian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Goli spektakolar i mesfushorit Casemiro në minutën e 83-të dërgoi Brazilin në fazën e 1/8-ave dhe ndezi shpresën për një rrugëtim fantastik drejt titullit kampion të kombëtares amerikano-latine. Brazili kryeson grupin me gjashtë pikë, tre përpara zviceranëve dhe pesë përpara Serbisë e Kamerunit, me të cilët përballet në ndeshjen e fundit të grupit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share