close

BOTËRORI I BASKETBOLLIT NË KINË

Janë mësuar 32 ekipet pjesëmarrëse


Nga data 31gushti deri më 15 shtator të këtij viti, në Kinë do të mbahet Kampionati Botëror i basketbollit. Në këtë botëror të basketbollit do të marrin pjesë 32 skuadra nga të gjitha kontinentet dhe atë 12 ekipe nga evropa: Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Mali i Zi, Italia, Lituania, Polonia, Rusia, Serbia, Spanja, Turqia; shtatë ekipe nga Amerika: Argjentina, Brazili, Republika Dominikane, Kanada, SHBA, Venezuela, Porto Rico; tetë nga Azia dhe Oqeani: Australi, Kinë, Iran, Japoni, Jordani, Zelanda e Re, Filipinet, Koreja e Jugut dhe pesë nga Afrika Angola, Bregu i Fildishtë, Nigeri, Senegal, Tunizi.

Shorti për kampionatin botëror do të hidhet më 16 mars në Shenzhen, një nga tetë qytetet nikoqire të turneut. 32 ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në tetë grupe me nga kater ekipe. Dy ekipet më të mira nga çdo grup do të kualifikohen në raundin e dytë ku do të formohen kater grupe me nga katër ekipe, ndërkaq në çerekfinale kualifikohen nga dy ekipe nga secili grup. /Agjencitë/

 

 

Vendet pjesëmarrëse në Kupën e Botës

 

EUROPA (12): Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Mali i Zi, Italia, Lituania, Polonia, Rusia, Serbia, Spanja, Turqia

 

AMERICA (7): Argjentina, Brazili, Republika Dominikane, Kanada, SHBA, Venezuela, Puerto Rico

 

AZI DHE OQEANI (8): Australia, Kina (host), Iran, Japoni, Jordani, Zelanda e Re, Filipinet, Korea e Jugut

 

AFRICA (5): Angola, Bregu i Fildishtë, Nigeria, Senegali, Tunizia