close
Sport

BOTËRORI I F1 DO TË JETË MË SPEKTAKOLARI

formula 1

Sezoni i i ri do të nis pas 10 ditëve


Presidenti i FIA-s, Jean Todt, në një intervistë për “Sky Sports”, ka deklaruar se viti 2019 ka për të qenë spektakolar për Botërorin e Formula 1. Kur duhen edhe 10 ditë që të nisë sezoni i ri, shefi i FIA-s shprehet se provat e lira të zhvilluara në Barcelonë javët e fundit dhanë një sinjal të qartë.

“Ka për të qenë një sezon i jashtëzakonshëm, me 21 gara ku fituesi do të jetë në dyshim deri në fund. Ju garantoj për këtë”, tha Todt.

“Rregullat e reja të garës, makinat e reja dhe ardhja e disa pilotëve të rinj dhe të talentuar kanë përmbysur situatën. Nuk ka më 2 pilotë favoritë, por disa të tillë. Kjo do ta bëjë sezonin 2019 spektakolar. Këtë vit do të festojmë edhe garën nr.1000 në Shangai, ndaj ka për të qenë një event i jashtëzakonshëm”, tha Todt, një personazh që dikur shkruante historinë e këtij sporti me Ferrari. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia