close
Bota

BRAZIL: TË PAKTËN 100 VIKTIMA NGA SHEMBJA E DIGËS

Dam-collapse-640×427

Të paktën 100 viktima dhe 248 të zhdukur si pasojë e shembjes së digës së Brumadinos. Pamjet e reja tregojnë përmasat e tragjedisë së ndodhur në 25 janar në rajonin që ndodhet 60 kilometra larg Belo Horizonte. Me qindra zjarrfikës dhe ushtarë kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit pas shembjes së digës.

Një ngjarje që ka shkaktuar sidomos një tragjedi ambientale. 13 milionë kub mbetjesh minerale dhe baltë janë derdhur në ambientet që rrethojnë zonën. Kanë kaluar vetëm 13 vjet nga tragjedia e Marianas ku dy diga që transportonin mbetje toksike u shembën.

Organizatat për mbrojtjen e ambientit mes  të cilave Greenpeace Brazil flasin për një krim ambiental dhe pasojat e rënda që incidenti do të ketë në faunën rrethuese. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia