close

BRAZIL: TRAGJEDI NË QENDRËN STËRVITORE

Raportohet për 10 të vdekur në Flamengo


Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një qendër stërvitore të klubit brazilian të Flamengos në zonën e quajtur Vargem Grande, në perëndim të Rio de Zhanejro.

Ngjarja e rëndë ka lënë 10 persona të vdekur në vend, 3 të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Viktimat nuk janë identifikuar ende, por sipas zjarrfikësve ka patur fëmijë të moshës 14-17 vjeç.

Kjo qendër stërvitore më parë është përdorur nga ekipi i parë i klubit të Flamengos, por së fundi në të ishin vendosur ekipet zinxhir, të moshave të ndryshme të akademisë më të madhe të futbollit në Amerikën Latine. /Agjencitë/