close

BRAZILIANËT APEL PRESIDENTIT PËR OFERTËN EVROPIANE

Kreu i shtetit e pat refuzuar fillimisht ofertën e G7-tës pas një përplasjeje me presidentin francez, Emmanuel Macron. Por pas takimit të tij me guvernatorët, qeveria braziliane ndryshoi kurs. Kushti që ajo vendos megjithatë është që 22 milionë dollarët e premtuar, t’i kontrollojë vetë.

“Qeveria braziliane është e hapur për të marrë ndihmën mbështetëse financiare nga organizata të ndryshme dhe disa shtete, por është shumë e rëndësishme të theksohet se kjo mbështetje nuk do të cenojë sovranitetin e Brazilit dhe se menaxhimi i këtyre fondeve, do të jetë nën kontrollin tonë”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës braziliane, Otavio Rego Barros. /Agjencitë/