close

BREXIT: BE NUK DO TË RIHAP MARRËVESHJEN

Bashkimi Europian nuk do të rihapë marrëveshjen e divorcit mbi Brexit, siç kërkohet nga Londra, por mund të ndryshojë deklaratën e politikave shoqëruese, deklaroi presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në takimin me kryeministren britanike, Theresa May.

Presidenti Juncker theksoi se ‘’27 anëtarët e BE nuk do të rihapin marrëveshjen e tërheqjes”, në një deklaratë të përbashkët në emër të Juncker dhe May pas bisedimeve të tyre në Bruksel. /Agjencitë/