BREXIT-i vazhdon të mbetet në një udhëkryq. Opinioni është në pritje të një informacioni nga Britania lidhur me mënyrën se si do ta realizojë daljen nga Bashkimi Europian. Ekspertët vlerësojnë se dalja e Britanisë nga BE-ja do të ketë pasoja politike dhe ekonomike.
Kryeministrja britanike Tereza Mej i ka kërkuar zyrtarisht Brukselit një shtyrje të afatit për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Nëse kjo kërkesë realizohet, atëherë datat e aktivizimit të Brexitit mund të ishin ose 30 qershori, ose Marsi i 2021-shit. Ekspertët vlerësojë se Britania e Madhe nuk ka zgjidhje tjetër, përpos që të pranoj daljen pa marrëveshje ose të kërkojë shtyrje më të gjatë.
Profesori universitar, Harun Tairi vlerëson se dalja e Britanisë nga BE-ja do të ketë pasoja ekonomike.
Ndërsa udhëheqësit e Bashkimit do të takohen të enjten për të diskutuar për largimin e Britanisë nga blloku, nëntë ditë para datës së planifikuar për BREXIT-in. /Klan Maqedoni/