close

BREXIT: KUNDËRSHTOHET PLANI I KRYEMINISTRES MAY

Ligjvënësit në Britani të Madhe kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Plani i kryeministres May është mposhtur me 432 vota kundër dhe 202 në të mirë të planit.

May kishte shtyrë votimin për Brexit nga muaji dhjetor për datën 15 janar, pasi i ishte bërë e qartë se nuk ka mbështetje për planin e saj.

Me këtë vendim ata kanë krijuar një situatë të paqartë në Britani, vetëm 10 javë para se ky shtet të largohet nga Bashkimi Evropian, përkatësisht më 29 mars.

Plani i kryeministres May është kundërshtuar si nga deputetët pro-Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga ata pro-Brexitit. /Agjencitë/