Ligjvënësit britanikë do të votojnë sot për të kërkuar leje ose jo nga Bashkimi Evropian për shtyrjen e Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja, pas datës 29 mars, e cila është e paraparë tash për tash. Votimi vjen një ditë pasi ligjvënësit refuzuan Brexit-in pa marrëveshje me BE në.
Kryeministrja britanike, Theresa May, do të bëjë po ashtu përpjekjen e tretë për të nxjerrë edhe një herë në Parlament planin e saj për Brexit. Ky plan i është refuzuar dy herë nga Parlamenti. /Agjencitë/