close

BREXIT: MAY BËN APELIN E FUNDIT

Dështimi i marrëveshjes së Breksit do të ishte një thyerje e pafalshme dhe katastrofike e besimit në demokracinë tonë. Me këto fjalë, kryeministrja britanike Thereza Mej u ka bërë sërish thirrje ligjvënësve që ta miratojnë atë në votimin që do të mbahet ditën e martë.

Në një shkrim të botuar në numrin e së dielës të “Sandej Ekspres”, Mej ka nënvizuar se, votimi i akordit që ajo ka negociuar me Brukselin është hapi më i madh dhe më i rëndësishëm i të gjitha legjislaturave të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas mediave britanike, shanset janë që kryetarja e qeverisë të dalë e humbur në votimin e së martës, një opsion ky që sipas ministrave të saj do të fusë vendin në një paralizë të rrezikshme. /Agjencitë/