close

BREXIT: MBRETËRESHA TË PEZULLOJË PUNËN E PARLAMENTIT

Qeveria britanike i ka kërkuar Mbretëreshës Elizabeta II, që të pezullojë punën e parlamentit, vetëm disa ditë pasi ligjvënësit britanikë të nisin punën dhe vetëm pak kohë para afatit të fundit për finalizim të Brexitit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Fjalimi i Mbretëreshës do të mbahet pas pezullimit të parlamentit më 14 tetor, për të vënë në pah “agjendën e tij entuaziaste”. /Agjencitë/