Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrjen e datës së Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 tetor.
Pas samitit në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, njoftoi në orët e para të së enjtes se May është pajtuar me kushtet e BE-së për shtyrje. /Agjencitë/