close
Bota

BRITANI: AEROPORTET PËRSËRI PROBLEME ME DRONËT

london-804×380

Aeroportet britanike Gatwick dhe Heathrow do të shpenzojnë miliona paund në teknologjinë “antidrone”, pas problemeve të shkaktuara në Aeroportin e Sussexit pak para Krishtlindjes.

Pajisjet që mund të pikasin dhe bllokojnë komunikimet mes një droni dhe operatorit të tij janë dislokuar tashmë nga Forcat Ajrore britanike mbi një tarracë në Gatwick.

Operatori i Gatwick tha se ka shpenzuar 5 milionë paund për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen, ndërsa ai i Heathrow konfirmoi se do të blinte të njëjtat sisteme. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia