Është sovrania më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, mjafton të mendosh se më shumë se 80 për qind e britanikëve nuk kanë jetuar asnjëherë nën një monarki tjetër, pasi kanë lindur pas marrjes së fronit nga ana e saj në 6 shkurt 1952.
Elizabeta II festoi 93 vjetorin e saj të dielën e Pashkëve. Ajo ka lindur në 21 prill 1926 në Bratën Strit numri 17, ku aktualisht ndodhet një restorant luksoz kinez.
Gjatë mbretërisë së saj kanë drejtuar qeverinë 14 kryeministra, duke filluar nga Uinston Çërçill, si dhe ka takuar 11 nga 12 Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë drejtuar vendin gjatë mbretërisë së saj. /Agjencitë/