Britania është ankuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se forcat iraniane ia kanë konfiskuar një anije që po transportonte naftë në kohën kur ajo ishte duke lundruar në ujërat territoriale të Omanit, duke shtuar se ky veprim përbën ndërhyrje ilegale.
Veprimi i Iranit të premten në rrugën më të rëndësishme ujore në botë për transportimin e naftës është vlerësuar nga shtetet perëndimore si eskalim i tensioneve. Ky incident ndodhi vetëm tre muaj pas një incidenti të ngjashëm, kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara ishin afër fillimit të luftës. /Agjenccitë/