Britania i ka ofruar Iranit ndihmë për t’i dhënë fund krizës mbi një cisternë të naftës, të kapur në Gjibraltar, duke thënë se do “ta lehtësojë lirimin” e cisternës “Grace 1”, nëse Teherani ofron garanca se anija nuk do të udhëtojë për në Siri – që do të përbënte shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ia bërë këtë ofertë homologu të tij iranian, Mohammad Javad Zarif, gjatë një bisede telefonike më 13 korrik. /Agjencitë/
BRITANIA I OFRON NDIHMË IRANIT NË LIRIMIN E CISTERNËS
