close

BRITANIKËT PROTESTOJNË KUNDËR BORIS JOHNSON

Mijëra britanikë pushtuan rrugët dhe sheshet kryesore në Londër në shenjë kundërshtimi të nismës së kryeministrit Boris Johnson për bllokimin e buxhetit te parlamentit para afatit të Brexit më 31 tetor.

Ata bënë thirrje për t’i dhënë fund “grushtit të shtetit”, ose ndryshe një divorci pa marrëveshje me Bashkimin Europian. Protestat masive në Londër vijnë në një kohë që Mbretërisë së Bashkuar i ka mbetur vetëm 61 ditë afat deri në daljen nga Bashkimi Europian.

Sipas gjasave, vendimi i Johnson rrit shanset e Britanisë për të lënë unionin pa një marrëveshje divorci, e sipas biznesmenëve dhe mbështetësve anti-Brexit, një gjë e tillë do ta çonte ekonominë në “humnerë”, duke bërë që vendi të përballet me mungesë të madhe kryesisht në ushqime dhe ilaçe. /Agjencitë/