Kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, i mbetet tani të bindë ligjvënësit e vendit që të mbështesin planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian – apo Brexit – pasi BE-ja propozoi shtyrje të Brexit-it përtej 29 marsit, datës së paraparë aktualisht.
Të enjten vonë, pas tetë orësh bisedime, udhëheqësit e BE-së ofruan shtyrje të Brexit-it deri më 22 maj, nëse ligjvënësit britanikë e miratojnë planin e Mayt javën e ardhshme. /Agjencitë/