Britney Spears shpreh mirënjohje për fansat

Kënga e saj “Hold Me Closer” me Elton John është kthyer në një hit dhe po kryeson toplistat

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ylli i popit Britney Spears ka falënderuar fansat e saj për suksesin e këngës së saj të re “Hold Me Closer”,   një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Elton John.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Faleminderit fansave të mi që e bëtë këngën time numër një për një javë tani!”,  shkroi ajo në rrjetet sociale.

Disa orë pas debutimit të këngës javën e kaluar, “New York Daily News” raportoi se kënga ishte ngjitur në krye të listave të iTunes.

“Hold Me Closer” është kënga e parë në gjashtë vite që ajo ka publikuar që kur mori fund kujdestaria ligjore e saj vitin e kaluar.

Postimi i këngëtares  vjen pasi Elton John zbuloi dhuratat që mori nga Spears për të festuar bashkëpunimin e tyre.

Pavarësisht suksesit në jetën profesionale, megjithatë, jeta personale e Britney aktualisht është në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me djalin e saj Jayden, 15 vjeç.

Britney ka dy fëmijë Jayden dhe Preston, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline. Mediat e huaja raportojnë se marrëdhënia e artistes me fëmijët mbetet e tensionuar dhe se ajo nuk i ka parë djemtë e saj prej muajsh tashmë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share