Delegacioni shtetëror i Kosovës në takim me Mogherinin
Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet Delegacionit shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.
Pas takimit me Federika Mogerinin, shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian në Bruksel, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti njëzëri u shprehën se Kosova prezantoi kushtet e saj dhe se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet.
Pas takimit, Mogherini tha se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbia. Po ashtu, Mogherini u kërkoi autoriteteve të Kosovës të shfuqizojnë taksën doganore, ndaj produkteve nga Serbia.
“Ky takim ishte një mundësi për të biseduar me përfaqësuesit e Kosovës lidhur me dialogun. Në këtë kontekst, Mogherini ka ritheksuar urgjencës për shfuqizimin e tarifës doganore, të vendosur nga Qeveria e Kosovës”.
Ndërkohë partia në opozitë Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një deklarate për shtyp këmbënguli se nuk e pranon ekipin e Limajt dhe Ahmetit. Sipas kësaj partie vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Agjencitë/