Nënshkruhet protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
Ambasadorët e 29 vendeve të NATO-s në selinë e organizatës nënshkruan Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Një ditë historike për Maqedoninë e Veriut. Sot firmosim protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut” Kêshtu ështê shprehur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i NATO-s në nisje të Kêshillit të sigurimit të ministrave tê jashtëm të Aleancës Atlantike të Veriut. Ai ka përgëzuar kurajon dhe angazhimin e dy liderëve të Athinës dhe Shkupit , që përmes marrëveshjes së Prespës kanë dhënë një kontribut për paqen dhe stabilitet në Ballkan.
Stoltenberg është shprehur se firmosja e protokollit shënon fillimin e procesit të ratifikimit dhe sapo ky proces mbaron, NATO do të mund ta presë në gjirin e saj Maqedoninë e Veriut si anëtar i 30 anëtar i kësaj organizate. Stoltenberg ështê shprehur, se kjo do të kontribuojë për stabilitetin, sovranitetin dhe sigurinë dhe do t’i sjellë më shumë stabilitet rajonit të Ballkanit. Stoltenberg ka nënvizuar se deri në mbarimin e procesit tê ratifikimit, vendi duhet të vazhdojë me procesin e reformave, duke përgëquar pjesëmarrjen e deritanishme të Maqedonisë në operacionet e NATO-s.
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov, i sapokthyer nga New Yorku nuk e ka fshehur emocionin e tij. Ai ështê shprehur se me këtë hap përmbushet objektivi strategjik i baballarëve të Maqedonisë. Anëtarësimi i Maqedonisë nê NATO ka qenë objektiv i shumë gjeneratave, por ka qenë detyra e kësaj gjenerate. “Kjo tregon që e pamundura mund të bëhet e mundur” ështê shprehur Dimitrov. ” Asgjë nuk shkruhet derisa ta shkruajmë”. Në përfundim tê fjalimeve, protokolli ështê firmosur nga të gjitha shtetete anëtare të NATO_s. Ka qenë ambasadori Visho Ajazi, që në emër tê Shqipërisë nënshkroi i pari protokollin e anëtarêsimit tê NATO-, i vijuar nga shtetet e tjera anëtare. /Erisa Zykaj – Bruksel/