close

BRUKSEL: FILLON NDARJA RMV-SHQIPËRI PËR VENDIMIN NË TETOR

Blogu B2 për prapaskenat e takimit të Helsinkit


Korrespodendtja e Tv Klan nga Brukseli Erisa Zykaj njofton se Blogu i njohur europian Bruksel 2 (B2) hedh dritë mbi kuliset e takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian me homologët e Ballkanit në Helsinki.

Diplomatët europianë kanë treguar për këtë blog, se po shkohet drejt ndarjes së vendimarrjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Diplomatët kanë shtjelluar, se nuk do të ketë më trajtim të përbashkët (në paketë) për hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet.

“Do të privilegjojmë Maqedoninë e Veriut nëse nuk mund t’i hapim negociatat me të dyja vendet”  është shprehur një diplomat europian për B2. Ndërkohë, që ky qëndrim është konfirmuar edhe nga burimet finlandeze dhe franceze. Këto të fundit janë shprehur, se nëse do të ketë një vend që do të hapë negociatat në tetor, do jetë Shkupi. Sipas shumë ministrave tê Jashtëm, Maqedona e Veriut e meriton këtë hap falë arritjes së marrëveshjes me Greqinë. B2 i referohet gjithashtu ministrave të Jashtëm të Sllovenisë, Kroacisë, Rumanisë, Portugalisë dhe Danimarkës që favorizojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Por përpjekjet e palës shqiptare për përmbushjen e kritereve nuk konsiderohen të mjaftueshme nga të gjitha vendet. Sipas Bruksel 2, ndarja në vendimarrje do tê zhgënjejë palën shqiptare, e cila pêrmes ministrit tê jashtëm, Gent Cakaj ka shprehur bindjen, se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave dhe se hapja e negociatave është mëse e mundur./Erisa Zykaj, Bruksel/