Ministrat e Jashtëm të venderve anëtare të BE-së, më 18 qershor do të diskutojnë situatën në Ballkanin Parëndimor dhe pritet të miratojnë një paketë të konkluzioneve lidhur me procesin e ygjerimit. Korrespondentja e jjonë në Bruksel, Erisa Zykaj thotë se teme bosht është vendosja per datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim me të drejta të prola – për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ambasadorët e pêrhershëm të Bashkimit Europian kanë paraqitur opsionet për dokumentin e draft-konkluzioneve për paketën e zgjerimit, që do të jetë në tryezën e ministrave të jashtëm tê Bashkimit Europian për aprovim në 18 qershor në Luksemburg.
Në këto draftkonkluzione, vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Maqedoninê e Veriut do shtyhet në vjeshtë, ndërkohë që ndryshimi kryesor ka të bëjë me formulimin e konkluzioene për secilin nga të dyja vendet.
Ambasaodrët e pêrhershëm po punojnë mbi një formulim sa më inkurajues për Maqedoninë e Veriut drejt një drite jeshile për hapjen e negociatave pas ndryshimeve shumë tê mëdha pozitive që vendi ka bërë dy vitet e fundit dhe pavarërishit disa rezervave nga dy shtete anêtare që konsiderohen si tê kapërcyeshme.
Nga ana tjetër ambasadorêt po punojnë mbi një konkluzion sa më pak dekurajues për Shqipërinë që ka pengesë Holandën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me vlerësimin, se rezultate për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe të drejtave themelore janê të pamjaftueshme, nuk janë tê prekshme, nuk janë bindëse, por edhe se sistemi gjyqësor ështê jofunksional.
Në 17 qershor, një ditë para vendimit ambasadorët e përhershëm do tê mblidhen do të mblidhen sërish në orën 16.00 për të përafruar qëndrimet e 28 shteteve anëtare mbi bazën e tekstit të presidencês rumune të Bashkimit Europian, në mënyrë që të mundësojnë vendimin final e të 28 ministrave të jashtêm të BE-së në 18 qershor. Erisa Zykaj, Bruksel/