Kryetarja e sapo emëruar e Komisionit Evropian Ursula Fon der Lajen sot në Bruksel ka publikuar detyrat që ua ka ndarë ekipit të saj prej 27 Komisionerëve, mes të cilëve dhe ish-Ministri hungarez i Drejtësisë Laslo Troshanji, i cili do të jetë Komisioneri i ri për fqinjësi dhe zgjerim. Ai vjen në vend të Johanes Hanit i cili do të jetë i ngarkuar për buxhet dhe administratë.
Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar ekipin e ri të Komisionit Europian. Sipas Von der Leyen, ekipi i saj mbi të gjitha reflekton nevojën për të adresuar ndryshimet në klimë, teknologji dhe demografi që po transformojnë shoqëritë europiane dhe mënyrën e tyre të jetesës. Për Von der Leyen, Bashkimin Europian mund të udhëheqë kalimin në një planet të shëndetshëm dhe në një botë digjitale, duke bashkuar qytetarët, duke përmirësuar ekonominë europiane, tregun unik dhe duke u përballur me ambiciet e reja të botës së sotme.
“Sot po prezantoj ekipin tim për Europën. Ai ngërthen të gjithë forcën dhe talentin e burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave nga Veriu në Jug, nga Perëndimi në Lindje. Një ekip që është bazuar në ekuilibrin e barazisë gjinore, si dhe në diversitetin e eksperiencave dhe kompetencave.” -tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian
Komisioneri i përzgjedhur për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë është hungarezi László Trócsányi. Ai është me formim jurist, ka shërbyer më parë në postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e kryeministrit hungarez, Victor Orban dhe i përket familjes politike europiane të djathtë, partisë popullore europiane. Përzgjedhja e komisionerit të ri për zgjerimin është një suprizë, Ky portofol nuk pritet t’i jepej Hungarisë, për shkak të tensioneve në rritje midis Komisionit Europian dhe qeverisë së Hungarisë, të cilës i është kërkuar të respektojë parimet e shtetit ligjor dhe demokraicë. Për këtë arsye, dëgjesa në Parlamentin Europian për komisioneri i ri për zgjerimin pritet të jetë e vështirë. Kandidaturat e komisionerëve duhet të aprovohen nga Parlamenti Europian në fillim të tetorit. /Erisa Zykaj, Bruksel/