Maqedonia e Veriut e ka njoftuar protokollin e Kombeve të Bashkuara dhe vendet anëtare për ndryshimin e emrit të vendit, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Siç bëhet e ditur, njoftimi për ndryshimin e emrit është dërguar edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare dhe rajonale.
Gjatë ditës pritet të arrijë njoftimi formal nga Maqedonia për institucionet evropiane rreth përdorimit të emrit të ri. Ministrat e Jashtëm të hënën këtë do ta vendosin në rend dite.
Këshilli i ministrave të Jashtëm të hënën do të njoftojë se vendi ka ndryshuar emrin, siç thuhet, që nuk është as rasti i parë e as i fundit, – ka njoftuar në diplomat i lartë i BE-së.
Burime diplomatike nga Brukseli thonë se janë të lumtur që është zgjidhur ky kontest shumëvjeçar dhe ministrat e BE-së të hënë edhe njëherë do ta përshëndesin Marrëveshjen e Prespës dhe do ta shprehin përkrahjen e tyre për këtë proces që duhet të sjellë më shumë stabilitet.
Të hënën pritet që Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini që do ta kryesojë Këshillin e ministrave të Jashtëm ose Komisioneri Han shkurtimisht t’i njoftojnë ministrat për hyrjen në fuqi të emrit të ri, të dakorduar mes dy palëve. Kur do të arrijë njoftimi në institucionet evropiane, është çështje ditësh që të zbatohet plotësisht përdorimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në komunikimin zyrtar me BE-në.
Marrëveshja e Prespës dhe zgjidhja e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë ishte përmendur edhe nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo gjatë takimit me Mogerinin. /Klan Maqedoni/