close
Top LajmeVendi

BRUKSEL: OSMANI TAKON KOMISIONERIN HAHN

auto_osmani-hahn-bruksel-1_1550667230-41195581550668124

Shkupi pret nga KE-ja konfirmimin e vendimit për negociata


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel mbajti takim me uro-komisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hann, në të cilin u hapën temat për progresin e vendit në dhënien e reformave të parapara në drejtim të fillimit të negociatave para aderuese me Unionin.

Siç thuhet në komunikatën e sekretariatit për Çështje Evropiane Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani para euro-komisarit Hann ka referuar për dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, në veçanti në fushat kyçe të sundimit të së drejtës, shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit, reforma në administratën publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Presim Raport edhe më të mirë për progresin e vendit që do të reflektojë momentumin reformues në vend, së bashku edhe me një rekomandim i cili do të jetë bazë për konfirmim të vendimit të Këshillit të BE-së në qershor, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani në takim.

Osmani realizoi takim edhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, në të cilën u hapën temat për procesin e zgjerimit të Unionit, si dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut para raportit të ardhshëm të Komisionit, si dhe mbledhjet e qershorit të Këshillit të BE-së.

Fillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit, krahas fuqizimit të momentumit evropian të vendit, do të jetë edhe sinjal i qartë për gjithë rajonin – si shembull pozitiv dhe motivim për mbylljen e çështjeve të hapura përmes dialogut, hapje politike dhe qasje pozitive” – shtoi Osmani,

Pas mbarimit të vizitës së punës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë në Vjenë, ku do të merr pjesë në takimin e ministrave për Çështje Evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që mbahet nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë në zyrën e Kancelarit Federal, Gernot Blumel. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia