close

BRUKSEL: SAMIT I RI PËR ZGJEDHJEN E LIDERËVE TË BE-SË

Kush do të jetë kryetari i ri i Komisionit Evropian?


Lidertët evropianë do të takohen sonte në përpjekje që përfundimisht të zgjedhin stafin që do të udhëheqë organizatën në pesë vitet e ardhshme. Çështja kyçe do të jetë matja e forcave midis Francës dhe Gjermanisë. Parisi zyrtar garon me “ndërmjetësin” për Breksit. francezin Mishel Barnie, ndërsa zgjedhja e Berlinit është eurodeputeti gjerman Manfred Veber.

Kërkimi për baraspeshë gjatë zgjedhjes së funksionarëve kryesorë në BE është sistem i komplikuar i cili nënkupton balanc midis familjeve politike, prejardhjes gjeografike të kandidatëve dhe përfaqësimin gjinor. Por disa nga njohësit e situatave në Evropë thonë se sistemi i zgjedhejve është bllokuar pa arsye. Për gazetarin Xhon Vort, gjermani Manferd Veber ka gjasa më të mëdha.

“Ai është ende i favorizuar sepse vjen nga grupacioni më i madh politik, Partia Popullore Evropiane ka mbështetje të plotë nga grupacioni i tij në Parlamentin Evropian.” –deklaron analisti Xhon Vort.

Kandidatja tjetër për kryetare të Komisionit Evropian është Margret Vestager, komisionerja aktuale konkurente nga Danimarka, e mbështetur nga grupamcioni politik i presidentit francez Emanuel Makron.

“Problemi qëndron në atë se Liberalët ishin në vend  të tretë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, kështu që tani duhet të arrijnë marrëveshje me grupet tjera politike që Vestager ta fitojë postin.”-shprehet analisti Xhon Vort.

Por, shumica në Bruksel sugjerojnë që të lihet anësh prejardhja e kandidatëve dhe partitë e tyre, dhe të zgjidhen personat më të aftë. Historiani Timoti Garton Esh deklaron se për momentin mozaiku ka shumë kushte për t’u plotësuar.

“Është si një fjalëkryq katër-dimensional. I Evropës lindore, i Evropës perëndimore, burrë, grua, veri, jug, e majta, e djathta… Rezultati nuk do të thotë se do t’i zgjidhni njerëzit më të aftë, sepse ka shumë sfida.” tha historiani Timoti Garton Esh.

Sido që të jetë, liderët e ri të BE-së do të përballen me sfida serioze – beteja për buxhetin e ardhshëm, shqetësimet rreth sundimit të së drejtës, migracionet, ndryshimet klimatike dhe marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe, por edhe me Rusinë dhe SHBA-të. Samiti i sotëm i jashtëzakonshëm u thirr vetëm dy ditë para konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit Evropian, i caktuar më 2 korrik. /Biljana Georgievska/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!