close
Vendi

BRUKSELI PËRGËNJESHTRON VARHELJIN: RMV-ja DHE SHQIPËRIA NUK NDAHEN?!

9831DC54-924D-4B85-9EDC-17703E3BC384

Pa deklaratave të Komisionerit të BE-së, Oliver Varhelji, se ekziston mundësia që Shqipëria e vetme ta vazhdojë rrugëtimin evropan, nëse RMV-ja nuk e zgjidh kontestin me Bullgarinë, disa media citojnë burime të Komisionit Evropian, që e pohojnë të kundërtën.

Portali “Politiko” I cili rregullisht informon për zhvillimet në Bruksel, por edhe korespodenti I “Volstrit Zhurnal”, sic njofton Dojçe Vele,  kanë cituar “funksionarë të lartë” të KE-së që thonë se nuk përgatitet ndarja e RMV-së dhe Shqipërisë.

Gjatë kësaj jave, dy herë eurokomisioner hungarez paralajmëroi se Shqipëria dhe RMV-ja do të ndahen në rrugën drejt BE-së, nëse Shkupi nuk gjen gjuhë të përbashkët me Sofjen për kontestin historik.

“Nëse sërish na ndodhin vështirësi me RMV-në, që do të thotë se do të jenë të pasuksesshme përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, atëherë do të hapet cështja nëse mund të vazhdojmë vetëm me Shqipërinë. Dhe, ne duhet ta shqyrtojmë këtë cështje” – ka deklaruar Varhelji për Euronjuzin, duke aluduar në Samitin e Qershorit të BE-së. Paraprakisht një mesazh të njëjtë dërgoi edhe nga Shkupi.

Mbrëmë përmes Tuitterit, sic shkruan Dojçe Vele,  korespodenti I “Vol Strit Zhurnal” nga Brukseli, Lorens Norman, duke u thirrur në funksionar të lartë të BE-së, thotë se qëndrimet e Varheljit bien ndesh me ato të KE-së.

“Nuk përgatisim ndarjen. Përkundrazi mbështesim hapjen e shpejtë të negociatave me dy vendet” – thonë nga KE-ja

Në një koment të shkurtë të publikuar sot, edhe portali “Politiko” e pohon të njëjtën. Media e Brukselit, gjithashtu thirret në funksionar të lartë që në mënyrë të prerë ka përgënjeshtruar deklaratat e Varheljit, menjëherë pas deklaratës së tij dhënë për Euronjuzin.

“Nga KE-ja pati përgjigje të prerë; Shërbimet nuk përgatisin asnjë ndarje”– thotë funksionari I lartë, duke sygjeruar se Komisioneri hungarez ndoshta ka lidhje të mira në vendin e tij, ku ish-Kryeministri Nikola Gruevski, fitoi atë që Hungaria e quan azil politik, prej se ishte dënuar me dy vite burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare” – shkruan portali “Politiko”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia