Bullgaria reagon pas deklaratave të Kryeministrit Rama

KRYEMINISTRI SHQIPTAR: PËRSËRITA TË NJËJTAT GJËRA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një tjetër përplasje diplomatike është shënuar mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Shkas kësaj here janë bërë deklaratat e Kryeministrit Rama gjatë forumit të Bledit ku përsëriti qëndrimin se ishte Bullgaria që e mori peng Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por në një reagim të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme bullgare qëndrimi i Ramës cilësohet retorik anti-bullgare, deklaratat të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE, dhe lajmërojnë një padi ndërkombëtare ndaj Ramës

Por vetë Rama mendon se ka qenë një gabim në përkthim ai që ka nxitur këtë reagim të tyre.

“Ndoshta dikush mund të ndihmojë me përkthimin miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare për përgjigjen time në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata. Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në Qershor. Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot se sa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik në Bled nuk mund ta marr si një kompliment për forumin dhe panelin, përfshirë dhe veten time. Seriozisht, kjo është e pamerituar”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Edhe në muajin Qershor pas deklaratave të Kryeministrit shqiptar në Bruksel pasi unioni vendosi të mos çelë negociatat për shkak të vetos bullgare, pati një reagim të këtij shteti që e cilësoi të papranueshme gjuhën e përdorur nga Rama.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share