close
Sport

BUNDES LIGA: LEWANDOWSKI BARAZON REKORDIN E MULLER

7C88605F-E049-4B98-B057-9991540CF6DC

SCHALKE “DJEG” EINTRACHTIN


Sulmuesi i Bayern Munihut, Robert Lewandowski ka barazuar rekordin e golave të mbajtur nga Gerd Muller, pasi ka shënuar golin e tij të 40-të sezonal në transfertën ndaj Freiburgut, në ndeshjen e cila përfundoi me barazim 2-2.

Ballafaqimi mes Freiburgut dhe Bayern Munihut u përshkrua me lojë mjaft të mirë nga të dy palët, duke përfunduar rezultat 2:2.

Futbollisti Lewandowski shënoi nga penalltia e Sane  për Bayernin dhe Gilde e Gunter për Freiburgun. 

Kampioni i ri, Bayerni, ka 75 pikë dhe Freiburg është në pozitën e dhjetë me 45 sosh.

Te dy skuadrat luajtën pa ndonjë presion, pasi që Bayerni ka javë që siguruar vendin e parë dhe Freiburg është larg zonës së skuadrave të rrezikuara.

Siguroi matematikisht mbijetesën Hertha e Berlinit, që nuk shkoi përtej barazimit pa gola në shtëpi ndaj Kolnit, por një pikë ishte e mjaftueshme për të mbetur në elitën e futbollit gjerman edhe sezonin e ardhshëm.

Komplikon gjithçka ndërkohë Werder Bremen, që humbi me rezultatin 2-0 ndeshjen direkte për mbijetesë ndaj Augsburgut dhe tashmë edhe fitorja në javën e fundit mund të mos mjaftojë për të qëndruar në elitë.

Në sfidat e tjera Arminia Bielefeld ngeci në barazim 1-1 ndaj Hoffenhaimit, Bayer Leverkusën mori vetëm një pikë ndaj Union Berlinit, ndërsa Schalke u zgjua duke mposhtur 4-3 Eintrachtin e Frankfurtit në një ndeshje mjaft të rëndësishme për miqtë.

Kjo pasi Eintrachti po garon për një vend në zonën Champions me Borussian e Dortmundit, por mund t’i shuhen shpresat përfundimisht nëse verdhezinjtë bëjnë detyrën nesër ndaj Mainzit. 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia