close

BUNJAKU: JEMI NË BISEDIME ME SHUMË TRAJNER

Pas largimit të trajnerit turk Umut Karan nga posti trajnerit, FC Shkupi është në kërkim të shefit të ri të stafit teknik të ekipit. Ditëve  të fundit në opinion qarkullonin emrat e seleksionuesit U-21  Blagoja Milevski por edhe anëtarit të Këshillit Drejtues  të FFM-së Argjend Beqiri.  Drejtori  sportiv i skuadrës Omer Bunjaku  ka deklaruar.

“Jemi në bisedime me shumë trajner nga vendi dhe jashtë tij. Kemi bërë kontakte dhe duam që të sjellim një trajner vendor që e njeh futbollin tonë, por problemi më i madh është që jemi në fillim të sezonit dhe shumica janë të lidhur me kontrata. Në këtë situatë, nuk anashkalohet edhe alternativa të sjellim trajner të huaj, por gjithmonë nëse nuk arrijmë akord me ndonjë prej trajnerëve tanë”, thotë drejtori sportiv Omer Bunjaku. /Agjencitë/